Sllovenia tërhiqet nga Eurovisioni 2027, arsyeja kësaj radhe nuk është politike

Sllovenia tërhiqet nga Eurovisioni 2027, arsyeja kësaj radhe nuk është politike

Sllovenia tërhiqet nga Eurovisioni 2027, arsyeja kësaj radhe nuk është politike

Sllovenia nuk do të marrë pjesë në Festivalin Evropian të Këngës, Eurovision 2027. Ndryshe nga tërheqja e saj nga gara e vitit 2026, këtë herë arsyeja nuk lidhet me pjesëmarrjen e Izraelit, por me mungesën e mjeteve financiare.

Drejtoresha e televizionit publik slloven RTV, Ksenia Horvat, ka konfirmuar se institucioni nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të financuar pjesëmarrjen e vendit në këtë festival, raporton KosovaPress.

Sponsor 3M Express

RTV Sllovenia pritet të përballet me kufizime buxhetore gjatë vitit të ardhshëm, për shkak të rritjes së shpenzimeve për paga, energji dhe prodhim televiziv, si dhe rënies së të ardhurave nga reklamat.

Kujtojmë se Sllovenia nuk mori pjesë as në Eurovision 2026, por atëherë vendimi ishte politik dhe lidhej me pjesëmarrjen e Izraelit dhe luftën në Gaza. Në bojkotin e asaj gare iu bashkuan edhe Spanja, Irlanda, Holanda dhe Islanda.

Ndërkohë, Irlanda dhe Holanda kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë as në edicionin e vitit 2027.

Eurovision 2027 pritet të sjellë edhe pjesëmarrës të rinj, me Kanadanë që do të debutojë në garë, si dhe rikthimin e Maqedonisë së Veriut pas disa vitesh mungesë.

Festivali pritet të mbahet në qytetin e Burgasit, në Bullgari, nga 11 deri më 15 maj 2027./KP

Lexo edhe

Vonesat në modernizimin e Kosovës B, rrezikohet prodhimi vendor i energjisë|Video

Vonesat në modernizimin e Kosovës B, rrezikohet prodhimi vendor i energjisë|Video

Ylli mposht sërish Prishtinën, Shabazz shkëlqen me 32 pikë

Ylli mposht sërish Prishtinën, Shabazz shkëlqen me 32 pikë

Shqiponja i del në mbrojtje Zojës, nuk e lejon Anjezën t’i flasë (VIDEO)

Shqiponja i del në mbrojtje Zojës, nuk e lejon Anjezën t’i flasë (VIDEO)