Sulmuesi me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda, po kalon një formë të jashtëzakonshme me fanellën e RB Leipzigut në kampionatin gjerman, duke qenë ndër protagonistët kryesorë në fitoren e thellë 5-1 në udhëtim ndaj Union Berlinit, shkruan Gazeta Sinjali.

Futbollisti 22-vjeçar mori mbi supe ekipin në pjesën e dytë, duke lënë gjurmë vendimtare në përmbysjen dhe dominimin e mysafirëve. Fillimisht, në minutën e 50-të, Gruda dhuroi një asistim perfekt për golin e Romulos, me të cilin Leipzigu kaloi në epërsi 2-1.
Paraqitja e tij mbresëlënëse u kurorëzua në minutën e 72-të, kur vetë Gruda mori rolin e realizuesit, duke shënuar një gol të bukur për rezultatin 3-1, gol ky që praktikisht mbylli llogaritë e këtij takimi.
Përveç golit dhe asistimit, statistikat e tij nga kjo ndeshje dëshmojnë dominimin total në fushë, çka i solli edhe notën 8.4 nga platforma e specializuar “Sofascore”, një nga vlerësimet më të larta të takimit. Gjatë minutave të tij në lojë, ai regjistroi 25 pasime të sakta, 4 pasime kyçe, krijoi një shans të madh për gol, si dhe kompletoi 7 driblime të suksesshme nga 9 tentativa, duke fituar po ashtu 7 duele direkte ndaj kundërshtarëve.
Me këto shifra, Brajan Gruda shkon në kuotën e 1 goli dhe 5 asistimeve pas tetë xhirove të para të zhvilluara në Bundesligë.
Sfidën e radhës, ylli shqiptar dhe RB Leipzigu do ta kenë në mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku në shtëpi do të presin skuadrën franceze, Lens.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





