KEDS-i për Sinjalin: Po punojmë intensivisht për sanimin e dëmeve nga erërat e forta

KEDS-i për Sinjalin: Po punojmë intensivisht për sanimin e dëmeve nga erërat e forta

KEDS-i për Sinjalin: Po punojmë intensivisht për sanimin e dëmeve nga erërat e forta

Erërat e fuqishme që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar dëme edhe në infrastrukturën energjetike në disa zona të rajonit të Dukagjinit.

Sponsor 3M Express

Zëdhënësi i KEDS-it, Adlum Ramadani, ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se qindra ekipe janë angazhuar në terren për sanimin e dëmeve në rrjetin elektrik.

Sipas tij, ekipet kanë nisur intervenimet që nga dita e djeshme dhe po punojnë intensivisht me qëllim të rikthimit sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike.

“Si rezultat i erërave të forta, në disa zona të rajonit të Dukagjinit është afektuar edhe infrastruktura energjetike, me ç’rast janë shkaktuar dëme në rrjet. KEDS tashmë ka angazhuar qindra ekipe në terren, të cilët që nga dita e djeshme janë duke intervenuar intensivisht në zonat e afektuara”, thuhet në përgjigjen e KEDS-it për Sinjalin.

Po ashtu, KEDS u ka bërë apel konsumatorëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin afrimin pranë linjave elektrike, për shkak të rrezikut që mund të paraqesin dëmtimet e shkaktuara nga erërat e forta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ekskluzive | Rrahje mes katër personave në Vushtrri, nxirret arma dhe thyhet xhami i lokalit – dy në pranga, dy në arrati

Ekskluzive | Rrahje mes katër personave në Vushtrri, nxirret arma dhe thyhet xhami i lokalit – dy në pranga, dy në arrati

Kuvendi miraton marrëveshjen me Suedinë për transferimin e personave të dënuar

Kuvendi miraton marrëveshjen me Suedinë për transferimin e personave të dënuar

Kuvendi ratifikon marrëveshjen me Suedinë për transferimin e personave të dënuar

Kuvendi ratifikon marrëveshjen me Suedinë për transferimin e personave të dënuar