Katër të vrarë dhe rreth 15 të plagosur pas të shtënave – në tri vendndodhje – gjatë natës, në një lagje të Dallasit, SHBA

Katër persona u vranë dhe rreth 15 të tjerë u plagosën pas disa të shtënave gjatë natës në një nga lagjet e njohura për jetën e natës në Dallas, njoftoi policia.

Sponsor 3M Express

Incidentet ndodhën në tri vendndodhje, të gjitha në lagjen “Deep Ellum” të qytetit, në lindje të qendrës.

Disa lokale me muzikë live në zonë kishin organizuar ngjarje për festën e Halloween-it atë natë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Nuk është ende e qartë nëse të shtënat ndodhën brenda ndonjë biznesi apo në rrugë, deklaroi shefi i policisë së Dallasit, Daniel Comeaux, gjatë një konference për shtyp të dielën në mëngjes.

Policia nuk ka gjetur ndonjë lidhje mes incidenteve, por hetimet vazhdojnë, tha Comeaux.

Sipas Comeaux, numri i përgjithshëm i të plagosurve “mund të ndryshojë ende pak”, pasi disa prej tyre janë drejtuar vetë drejt institucioneve mjekësore për të marrë ndihmë.

Të shtënat e para ndodhën rreth orës 00:20, të dytat pak pas orës 01:00, ndërsa të tretat ndodhën rreth gjysmë ore më vonë, thuhet në një njoftim të policisë së Dallasit, bazuar në hetimet paraprake.

Disa persona janë arrestuar dhe po merren në pyetje ndërsa policia punon për të identifikuar autorët e të shtënave, tha ai, megjithëse lidhja e tyre e mundshme me ngjarjet mbetet e paqartë.

Të tre incidentet duket se kanë ndodhur në një distancë prej rreth gjysmë miljeje (rreth 800 metrash) nga njëri-tjetri, përgjatë rrugëve të mbushura me restorante, galeri arti, bare dhe ambiente koncertesh.

Shefi i policisë theksoi se departamenti kishte shtuar numrin e efektivëve në terren për shkak të pritshmërive për turma të mëdha gjatë Halloween-it. /Telegrafi/

Lexo edhe

Evropa përballë një skenari të ri energjetik, SHBA-ja propozon rikthimin e gazit rus në treg

Evropa përballë një skenari të ri energjetik, SHBA-ja propozon rikthimin e gazit rus në treg

E tmerrshme: AUV asgjëson edhe mbi 21 tonë produkte mishi në ELKOS, pas dyshimeve për myk

E tmerrshme: AUV asgjëson edhe mbi 21 tonë produkte mishi në ELKOS, pas dyshimeve për myk

Iliana Iotova zgjidhet presidentja e parë grua e Bullgarisë

Iliana Iotova zgjidhet presidentja e parë grua e Bullgarisë