Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.

Këto raste janë raportuar në Prishtinë, Lipjan, Fushë Kosovë dhe Gjilan.
Sipas raportit 24-orësh, në rastin e Prishtinës, një burrë dyshohet se ka kanosur viktimën femër kosovare. Pas intervistimit të të dyshuarit, me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë.
Kurse, në rastin tjetër në Lipjan, sipas forcave të rendit, dyshohet se një grua ka sulmuar një grua tjetër. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Në Fushë Kosovë, i dyshuari mashkull dyshohet se ka kryer dhunë në familje ndaj disa personave. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga Policia e Kosovës.
Ndërkaq, në Gjilan është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka kanosur viktimën mashkull, i cili ka pranuar trajtim mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.





