Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, dy në Prishtinë dhe dy në Lipjan, në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

Sipas raportit policor, dy nga arrestimet janë kryer në Prishtinë, në rrugët “Kajtaz Ramadani” dhe “Fehmi Lladrovci”, më 26 nëntor.
Ndërkaq, dy persona të tjerë janë arrestuar në Lipjan, më 26 nëntor.
Të katër personat e arrestuar, meshkuj kosovarë, janë dërguar në vuajtje të dënimit, në bazë të urdhëresave gjyqësore.





