Në Fushë Kosovë, janë arrestuar pesë persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rëndë” në kohë dhe lokacione të ndryshme.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, një veturë me targa norvegjeze, e drejtuar nga një shtetas kosovar, është ndaluar më 14 tetor 2026 nga njësia mobile e Doganës. Pas verifikimeve, është konstatuar se automjeti rezultonte i vjedhur në Norvegji.
Vetura është dërguar në Terminalin Doganor në Mitrovicë, ndërsa për rastin është njoftuar edhe njësia e auto-krimeve. Në konsultim me prokurorin e shtetit, është hapur rasti për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Një tjetër rast është raportuar në Mitrovicën e Veriut, ku një burrë kosovar ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake.
Lidhur me rastin e fundit, hetimet janë duke vazhduar.
Burimi: RTKLive





