Kurti udhëton drejt Tiranës, merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes

Kurti udhëton drejt Tiranës, merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes

Kurti udhëton drejt Tiranës, merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Tiranës, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve, në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Sponsor 3M Express

Samiti do të mbahet në Pallatin e Brigadave, ku pritet të mblidhen liderët e vendeve të rajonit për të diskutuar për përshpejtimin e reformave, zbatimin e Planit të Rritjes dhe prioritetet e reja strategjike.

Një ndër temat kryesore të diskutimit do të jetë edhe integrimi ekonomik i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, transmeton Klankosova.tv.

Sipas agjendës, samiti do të nisë në orën 10:00, me mbërritjen e liderëve, ndërsa në orën 12:30 është paraparë konferenca e përbashkët për media e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe komisioneres evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Takimi në Tiranë vjen dy ditë pas samitit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel, ku presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi mundësinë e disbursimit të një kësti të ri financiar për tri vende të rajonit.

Samiti pritet të shërbejë si mundësi për koordinimin e hapave të mëtejshëm drejt zbatimit të reformave dhe afrimit të vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian.

Lexo edhe

Në gjah me Nuredin Ibishin – Lekën dhe gjahtarët e Prishtinës, më shumë qejf se gjueti (VIDEO)

Në gjah me Nuredin Ibishin – Lekën dhe gjahtarët e Prishtinës, më shumë qejf se gjueti (VIDEO)

Për herë të parë, Fushë Kosova dhe Vlora mbajnë seancë të përbashkët (VIDEO)

Për herë të parë, Fushë Kosova dhe Vlora mbajnë seancë të përbashkët (VIDEO)

Hoxhaj për vdekjen e Strobe Talbott: Kosova do ta kujtojë gjithmonë me mirënjohje

Hoxhaj për vdekjen e Strobe Talbott: Kosova do ta kujtojë gjithmonë me mirënjohje