Katari sheh shpresë për marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa ndërmjetësit shkëmbejnë propozime

Katari deklaroi të martën se sheh mundësi për arritjen e një marrëveshjeje të përkohshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ndërsa ndërmjetësit po shkëmbejnë propozime në kohë reale.

Sponsor 3M Express

Kjo po ndodh pavarësisht sulmeve të reja amerikane dhe kërcënimeve ndaj trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit, të cilat po vështirësojnë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës, transmeton Telegrafi.

“Po të mos kishte shpresë, nuk do të kishte negociata”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari, gjatë një konference të rregullt për media në Doha.

Sipas tij, një delegacion nga Katari u takua të hënën me zyrtarë iranianë për më shumë se tri orë, përpara se të kthehej në Doha gjatë mbrëmjes. Ai shtoi se Uashingtoni dhe Teherani tashmë po shqyrtojnë propozimet e paraqitura.

Ndërkohë, Katari po punon për arritjen e një marrëveshjeje të përkohshme, e cila synon të krijojë besim mes palëve dhe t’u mundësojë atyre të dëshmojnë se janë të gatshme t’i përmbushin zotimet e tyre.

“Besimi ndërtohet përmes procesit, jo përmes veprimeve të veçanta”, tha Al Ansari, duke shtuar se një marrëveshje e tillë mund të shërbejë si hap i parë drejt një paqeje të qëndrueshme.

Lufta aktuale nisi në fund të shkurtit, pas sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit. Konflikti u pasua nga bllokada të veçanta të Ngushticës së Hormuzit nga SHBA-ja dhe Irani, duke vënë në rrezik një nga rrugët më të rëndësishme për eksportin e naftës dhe gazit në botë.

Al Ansari theksoi gjithashtu se liria e lundrimit është “e panegociueshme”, duke dënuar kërcënimet ndaj anijeve që i përkasin Katarit apo vendeve të tjera.

Ai paralajmëroi se sulmet ndaj transportit detar dhe përshkallëzimi i mëtejshëm ushtarak rrezikojnë të gjithë rajonin dhe mund të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e negociatave. /Telegrafi/

Lexo edhe

Një muaj paraburgim për turkun që sulmoi policin me tastierë kompjuteri brenda stacionit policor në Prishtinë

Një muaj paraburgim për turkun që sulmoi policin me tastierë kompjuteri brenda stacionit policor në Prishtinë

Aleanca kërkon sqarime nga Konjufca: A është shfuqizuar vendimi që ndalonte punësimin e familjarëve në diplomaci?

Aleanca kërkon sqarime nga Konjufca: A është shfuqizuar vendimi që ndalonte punësimin e familjarëve në diplomaci?

Kusari-Lila: Projektligji për Inovacion synon mbështetjen e bizneseve

Kusari-Lila: Projektligji për Inovacion synon mbështetjen e bizneseve