Karton i kuq, dy penallti: Kosova pëson disfatë në Irlandë dhe mbetet në Ligën B

Karton i kuq, dy penallti: Kosova pëson disfatë në Irlandë dhe mbetet në Ligën B

Karton i kuq, dy penallti: Kosova pëson disfatë në Irlandë dhe mbetet në Ligën B

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar disfatë në udhëtim te Republika e Irlandës, në kuadër të xhiros finale për Ligën B të Ligës së Kombeve.

Sponsor 3M Express

“Dardanët” pësuan humbje prej 3-0, sfidë ku ishin me një lojtar më pak shkaku i karonit të kuq së Kreshnik Hajrizit. Ndër të tjera, me këtë disfatë nuk arrihet as play-offi për promovimin e mundshëm së Ligës A.

Kosova e nisi për mrekulli për të krijuar disa aksione, si dhe rrezikuar me Lindon Emërllahun, që ishte afër të shënonte nga distanca.

Megjithatë, Kreshnik Hajrizi e largoi topin me dorë nga vija e portës dhe si pasojë u përjashtua nga loja. Përpos kësaj, Irlanda edhe fitoi penallti, të cilën e konkretizoi Troy Parrott (28’).

Situatë e ngjashme ndodhi edhe te goli i dytë. Këtë herë, Aro Muric shkaktoi penallti ndërsa Parrott e finalizoi për 2-0 (50’).

Dominimi i Irlandës ishte larg më i madh, kurse goditjen finale ia dha Moylan me kokë pas harkimit të Kitching (75’).

Humbja më e madhe e Kosovës nuk është play-offi, por padyshim vendi në vazon e dytë për kualifikueset e “Euro 2028”, vend që faktikisht ia zë Irlanda.

Kësisoj, ky grup i Ligës së Kombeve mbaron në këtë mënyrë: Austria avancon si lider me 12 pikë, Irlanda në play-off me tetë pikë, Kosova e mbyll me gjashtë ndërsa Izraeli bie në ‘barazh’ me një vend të Ligës C me katër sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Lexo edhe

Kamberi: Kosova ka kualitet të lartë individual

Kamberi: Kosova ka kualitet të lartë individual

Kamberi: Kosova ka kualitet të lartë individual, por duhet të funksionojmë si ekip për synime të mëdha

Kamberi: Kosova ka kualitet të lartë individual, por duhet të funksionojmë si ekip për synime të mëdha

SHBA-ja godet objektiva në ishullin Qeshm pas shpërthimit të minave që goditën pesë anije në Ngushticën e Hormuzit

SHBA-ja godet objektiva në ishullin Qeshm pas shpërthimit të minave që goditën pesë anije në Ngushticën e Hormuzit