Kane nuk largohet nga Bayerni, zbulon kur do ta firmosë kontratën

Kane nuk largohet nga Bayerni, zbulon kur do ta firmosë kontratën

Kane nuk largohet nga Bayerni, zbulon kur do ta firmosë kontratën

Në një intervistë për “Sky”, fituesi i “Topit të Artë” ka folur për momentin e veçantë që po përjeton, por edhe për sfidën e radhës në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit.

Kane ka theksuar se, pavarësisht ditëve të jashtëzakonshme që ka kaluar, vëmendja e tij tashmë është e përqendruar te përballja e rëndësishme evropiane.

Sponsor 3M Express

“Kanë qenë ditë vërtet të pabesueshme për mua, por tani dua të përqendrohem vetëm te Atletico Madridi. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Na mungon Kompany dhe fakti që skuadra po luan mirë edhe pa të tregon qartë se është një trajner i madh”, ka deklaruar sulmuesi anglez.

Megjithatë, lajmi më i rëndësishëm nga intervista e tij lidhet me të ardhmen në “Allianz Arena”.

Kane ka bërë të ditur se rinovimi i kontratës është çështje ditësh, duke konfirmuar dëshirën për të vazhduar aventurën me bavarezët.

“Ditët e ardhshme do ta nënshkruaj kontratën e re. Do të rinovoj me Bayern Munichun”, ka theksuar  sulmuesi.

Ky konfirmim pritet të shuajë interesimin e klubeve të tjera për shërbimet e tij, përfshirë edhe Barcelonën, e cila është përmendur si një nga skuadrat e interesuara për anglezin.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

“Jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit me urdhër të Ramës”, publikohet letra e Veliajt drejtuar Gjykatës

“Jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit me urdhër të Ramës”, publikohet letra e Veliajt drejtuar Gjykatës

PDK dhe LDK akuzon për shkelje dhe keqpërdorime në Autoritetin e Konkurrencës

PDK dhe LDK akuzon për shkelje dhe keqpërdorime në Autoritetin e Konkurrencës

Nevzati kundërshton mbylljen e ambulantës në Kishnapole: Banorët detyrohen të udhëtojnë 12 kilometra për shërbime shëndetësore

Nevzati kundërshton mbylljen e ambulantës në Kishnapole: Banorët detyrohen të udhëtojnë 12 kilometra për shërbime shëndetësore

Kane nuk largohet nga Bayerni, zbulon kur do ta firmosë kontratën | Momenti