Harry Kane është tashmë futbollisti me pagën më të lartë te Bayern Munich, duke kaluar në këtë aspekt edhe talentin gjerman Jamal Musiala.

Sipas raportimit të mediumit gjerman “Sky Sport DE”, sulmuesi anglez do të përfitojë më shumë se 30 milionë euro bruto në vit, duke përfshirë edhe bonuset e mundshme.
Kontrata e re e Kane është trevjeçare dhe do ta mbajë atë në Allianz Arena deri në vitin 2029. Marrëveshja nuk përmban asnjë klauzolë lirimi dhe as mundësi për vazhdimin e kontratës përtej këtij afati.
Një pjesë e rëndësishme e pagës së tij lidhet me bonuset që mund t’i fitojë në bazë të suksesit në garat vendore, triumfit në Ligën e Kampionëve, numrit të golave dhe asistimeve, si dhe mundësisë për ta fituar sërish Topin e Artë.
Sipas “Sky Sport DE”, kjo marrëveshje e rendit Kane në mesin e tri kontratave më të mëdha në futbollin evropian.
Burimi: Insajderi




