Kandidati për kryetar i PDK-së, Faton Hasani: Ishte kërkesë e disa miqve ndërkombëtarë

Kandidati për kryetar i PDK-së, Faton Hasani: Ishte kërkesë e disa miqve ndërkombëtarë

Kandidati për kryetar i PDK-së, Faton Hasani: Ishte kërkesë e disa miqve ndërkombëtarë

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Hasani, ka thënë se vendimi për të garuar për këtë pozitë erdhi pas kërkesave nga anëtarësia, strukturat e partisë dhe disa miq ndërkombëtarë.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë në emisionin “Frontal” në T7, Hasani tha se kandidimin e ka marrë përsipër në një periudhë që, sipas tij, është ndër më të vështirat.

“Për shkak se tash është më së vështiri. E dyta, për shkak se është kërkesë e shokëve, miqve, anëtarësisë, strukturave nga pothuajse të gjitha viset e Kosovës. Por edhe e disa miqve të mi ndërkombëtarë që më kanë kumtuar mbështetje”, deklaroi Hasani.

Ai tha se nuk po hyn në garë vetëm me premtime, por me një platformë që, sipas tij, përfshin sektorë si mbrojtja, siguria, shëndetësia dhe arsimi.

“Ne nuk vijmë thjesht me një premtim bosh, por vijmë me një platformë, një program specifik për të gjithë sektorët”, u shpreh ai.

Hasani para katër ditësh shpalli kandidaturën për kryesimin e PDK-së. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

AUV-i nis programimin e përhershëm të survejimit dhe monitorimit të sektorit të qumështit

AUV-i nis programimin e përhershëm të survejimit dhe monitorimit të sektorit të qumështit

Skandali me uniforma e kapela në polici, probleme edhe me jelekë anti-plumb- IPK tregon për inspektimet që bëri ndër vite

Skandali me uniforma e kapela në polici, probleme edhe me jelekë anti-plumb- IPK tregon për inspektimet që bëri ndër vite

Mac Allister emocionon tifozët e Argjentinës: Ende ekziston një mundësi që Lionel Messi të rikthehet

Mac Allister emocionon tifozët e Argjentinës: Ende ekziston një mundësi që Lionel Messi të rikthehet