Mac Allister emocionon tifozët e Argjentinës: Ende ekziston një mundësi që Lionel Messi të rikthehet

Mesfushori i Liverpoolit, Alexis Mac Allister, ka pranuar se ende nuk e ka përjetuar plotësisht largimin e Lionel Messit nga përfaqësuesja argjentinase.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë për Los Edul, futbollisti i Liverpoolit ka krahasuar vështirësinë për ta pranuar këtë lajm me kohën që iu desh skuadrës për ta kuptuar se kishte fituar Kupën e Botës.

“Ende nuk jam mësuar me largimin e Messit, njësoj siç ndodhi me ne pas fitimit të Kupës së Botës. Është e vështirë t’i përpunosh gjëra të tilla. Ende nuk e kuptojmë plotësisht se Leo nuk do të jetë më me ne”.

Megjithatë, mesfushori la të kuptohet se ende shpreson për një ndryshim të mundshëm të vendimit të yllit argjentinas.

“E kuptoj gjithçka që u krijua rreth kësaj dhe vendimin e tij, por kam ndjesinë se ende ekziston një derë e vogël e hapur për një rikthim në një moment. Kështu e ndiej unë, sepse ai gjithmonë dha gjithçka për Kombëtaren dhe gjithmonë bënte diferencën në fushë. Ai e bëri këtë edhe në një Kupë të Botës në moshën 39-vjeçare”.

Mac Allister zbuloi gjithashtu se bashkëlojtarët e tij te Liverpooli mbeten të mahnitur nga paraqitjet e Messit në triumfin e Argjentinës në Kupën e Botës.

“Kur flas me të gjithë djemtë këtu te Liverpooli, ata më thonë: ‘Kupa e Botës që luajti Messi, thjesht nuk mund ta besoj’”./Telegrafi/

Lexo edhe

Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi, një në Prishtinë e një në Viti

Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi, një në Prishtinë e një në Viti

QPS-ja në Malishevë reagon për zyrtarin që kishte urdhër mbrojtës për dhunë në familje

QPS-ja në Malishevë reagon për zyrtarin që kishte urdhër mbrojtës për dhunë në familje

“Faleminderit për gjithçka, por zemra rrah për Kosovën”, Florent Hajdini refuzon Austrinë dhe zgjedhë Dardanët

“Faleminderit për gjithçka, por zemra rrah për Kosovën”, Florent Hajdini refuzon Austrinë dhe zgjedhë Dardanët