Kampion bote dhe fitues i Ligës së Kampionëve, Juan Mata pensionohet në moshën 38-vjeçare

Kampion bote dhe fitues i Ligës së Kampionëve, Juan Mata pensionohet në moshën 38-vjeçare

Kampion bote dhe fitues i Ligës së Kampionëve, Juan Mata pensionohet në moshën 38-vjeçare

Juan Mata ka zyrtarizuar pensionimin nga futbolli në moshën 38-vjeçare, duke i dhënë fund një karriere të jashtëzakonshme që zgjati për gati dy dekada në nivelet më të larta të futbollit evropian.

Sponsor 3M Express

Mesfushori ofensiv spanjoll e mbyll karrierën pas dy sezoneve të fundit në Australi, ku ishte pjesë e Western Sydney Wanderers dhe Melbourne Victory.

Mata ishte një prej protagonistëve të gjeneratës së artë të futbollit spanjoll, që dominoi skenën ndërkombëtare nga viti 2008 deri në vitin 2012. Me fanellën e Spanjës, ai fitoi Kupën e Botës në vitin 2010 dhe Kampionatin Evropian në vitin 2012.

Edhe në nivel klubesh, spanjolli la gjurmë të rëndësishme, duke luajtur për skuadra të mëdha si Valencia, Chelsea dhe Manchester United.

Me Valencian fitoi Kupën e Mbretit në vitin 2008, përpara se të transferohej në Angli, ku do të përjetonte disa prej momenteve më të mëdha të karrierës së tij.

Te Chelsea, Mata fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2012 dhe Ligën e Evropës një vit më vonë. Këtë të fundit e fitoi sërish në vitin 2017, kësaj radhe me Manchester Unitedin.

Në këtë mënyrë, 38-vjeçari i jep fund një rrugëtimi të mbushur me trofe dhe suksese të mëdha, duke lënë pas një karrierë që përfshin titujt më prestigjiozë në nivel klubesh dhe kombëtaresh./Telegrafi/

Lexo edhe

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

Sveçla: Të huajt mund të aplikojnë online për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë

Sveçla: Të huajt mund të aplikojnë online për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë