“Kam me të vra ty edhe atë me të cilin lidhesh” – 39-vjeçarja në Ferizaj denoncon ish-partnerin, ai në kërkim edhe për mashtrim

Nuk e kishte pranuar fundin e lidhjes dhe për muaj të tërë dyshohet se e kishte përcjellë e shqetësuar ish-partneren, deri në pikën që e kishte kërcënuar me vrasje nëse ajo do të krijonte një lidhje me dikë tjetër. Një 39-vjeçare në Ferizaj ka kërkuar mbrojtje nga institucionet e drejtësisë, nga frika për sigurinë e saj dhe të dy fëmijëve, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari është F.C., rreth 35 vjeç, ndërsa viktima është S.J., rreth 39 vjeçe.

E reja e ka denoncuar rastin më 24 nëntor në Stacionin Policor në Ferizaj, ku para hetuesve rajonalë ka rrëfyer se kishte qenë në lidhje dashurie me të dyshuarin dhe kishte bashkëjetuar me të për rreth një vit.

Në prill të këtij viti, ajo kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes, mirëpo ish-partneri dyshohet se kishte vazhduar ta shqetësonte, duke e përcjellë dhe telefonuar vazhdimisht.

Situata kishte kulmuar më 22 nëntor, kur dyshja ishte takuar me kërkesën e 35-vjeçarit, kinse për të diskutuar rreth një veture.

Gjatë këtij takimi, ai dyshohet se e kishte kërcënuar me fjalët:

“Nëse ti nuk bahesh me mu, nuk kthehesh me mu, mos mëno që ti bahesh me dikan, unë ka me të vra ty edhe qata që ti ki me dal me ta, se unë nuk kam hek dorë prej teje”.

E frikësuar se ish-partneri mund ta dëmtojë atë apo edhe dy fëmijët që ka nga martesa e mëparshme, 39-vjeçarja ka kërkuar urdhër mbrojtës.

Por ajo që e bën rastin edhe më shqetësues është fakti se i dyshuari rezulton të jetë në kërkim policor prej disa muajsh.

Sinjali mëson se 35-vjeçari kërkohet nga hetuesit e Stacionit Policor në Ferizaj që nga gushti i këtij viti, në lidhje me një rast të mashtrimit.

Përkundër veprimeve policore, deri më tani nuk është arritur të sigurohet prania e tij.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa hetimet po zhvillohen për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Çekia në gjysmëfinale te Davis Cup, pret fituesin e Italia – Korea e Jugut

Çekia në gjysmëfinale te Davis Cup, pret fituesin e Italia – Korea e Jugut

Bostoni shënoi 80 pikë në pjesën e parë, tentoi 51 gjuajtje për tre pikë

Bostoni shënoi 80 pikë në pjesën e parë, tentoi 51 gjuajtje për tre pikë

Inspektorët në Fushë Kosovë kontrollojnë taksitë për parkim të parregullt dhe bllokim të trotuareve

Inspektorët në Fushë Kosovë kontrollojnë taksitë për parkim të parregullt dhe bllokim të trotuareve