​Kadrijaj me mesazh të qartë për Ligjin e Speciales, ja si do të veprojë Aleanca

​Kadrijaj me mesazh të qartë për Ligjin e Speciales, ja si do të veprojë Aleanca

​Kadrijaj me mesazh të qartë për Ligjin e Speciales, ja si do të veprojë Aleanca

Aleanca do ta votojë Projektligjin për Dhomat e Specializuara, pavarësisht formës në të cilën do ta shqyrtojë Kuvendi, thotë nënkryetarja e kësaj partie, Time Kadrijaj.

Sponsor 3M Express

Derisa ka mbetur edhe një javë nga afati për rishqyrtimin e projektligjit nga legjislativi, pas kthimit nga presidentja Justina Shiroka-Pula, Kadrijaj ka theksuar rëndësinë e hyrjes në fuqi të tij.

 Ajo, në një intervistë për KosovaPress, thekson se institucionet e Kosovës duhet të angazhohen për t’u dalë në ndihmë ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët më 16 shtator janë dënuar në shkallë të parë nga Gjykata Speciale, transmeton Klankosova.tv.

 Kadrijaj e sheh të domosdoshme miratimin sa më të shpejtë të strategjisë shtetërore për ish-krerët e UÇK-së, e cila, sipas saj, duhet të zbatohet nga të gjitha institucionet e vendit, e veçmas shërbimi i jashtëm.

Kadrijaj ka bërë të ditur se Komisioni për Punë të Jashtme ka zhvilluar takime të vazhdueshme me ambasadorët e akredituar në Kosovë, me të cilët ka ngritur shqetësimet lidhur me këtë çështje. Ndërkaq, nëse strategjia duhet të diskutohet edhe me aleatët ndërkombëtarë, sipas saj, mbetet çështje që i takon komisionit.

Javën e kaluar është mbajtur takimi i fundit i grupit punues, për të cilin u tha se është arritur pajtueshmëri mes anëtarëve për ecjen tutje me strategjinë.

 “Krejt çka duhet të bëhet është më e mira që t’i dalim në ndihmë katërshes së UÇK-së, që unë mendoj se janë dënuar padrejtësisht. Shkalla e dënimit, vitet e dënimit, janë të padrejta. Institucionet e Kosovës duhet t’u dalin përkrah dhe t’u dalin në ndihmë. Ne, si Komision i Punëve të Jashtme, kemi pasur takime të vazhdueshme me ambasadorët që janë në Kosovë dhe kemi ngritur si shqetësim… A duhet që këta ta diskutojnë strategjinë edhe me aleatët tanë, mbetet në pronësi të grupit punues”, thekson Kadrijaj.

Deputetja e Aleancës foli edhe për deklaratat e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili, pas fitores së Listës së Studentëve në zgjedhjet në Serbi, foli për mundësinë e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 

Lexo edhe

Vendimi | Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare”

Vendimi | Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare”

Rama kritikon mbylljen e Muzeut dhe Teatrit për pesë vjet: Tash po propozohet edhe Opera

Rama kritikon mbylljen e Muzeut dhe Teatrit për pesë vjet: Tash po propozohet edhe Opera

Skandali i spiunazhit – Nvidia humb 430 miliardë dollarë nga vlera e tregut

Skandali i spiunazhit – Nvidia humb 430 miliardë dollarë nga vlera e tregut