“Ka kaluar kohë që kur jemi parë”, përqafime të ngrohta e batuta mes Melonit dhe Zelenskyt

“Ka kaluar kohë që kur jemi parë”, përqafime të ngrohta e batuta mes Melonit dhe Zelenskyt

“Ka kaluar kohë që kur jemi parë”, përqafime të ngrohta e batuta mes Melonit dhe Zelenskyt

Një takim shumë i përzemërt është zhvilluar në Dublin mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sponsor 3M Express

Përshëndetja mes dy liderëve u shoqërua me përqafime, buzëqeshje dhe një shkëmbim batutash, në një atmosferë miqësore.

“Ka kaluar shumë kohë që kur jemi parë”, dëgjohet t’i thotë Meloni presidentit ukrainas, ndërsa Zelensky i përgjigjet me humor.

Reagimi i kryeministres italiane shoqërohet gjithashtu me buzëqeshje.

Pamjet e këtij momenti u publikuan nga vetë Zelensky në X, së bashku me detaje nga takimi dypalësh, gjatë të cilit Meloni rikonfirmoi mbështetjen e Italisë për Ukrainën.

Në një postim, presidenti ukrainas e cilësoi takimin produktiv, duke bërë të ditur se kishte informuar kryeministren italiane mbi procesin e negociatave, takimet e zhvilluara në Abu Dhabi dhe hapat e ardhshëm diplomatikë.

Ai theksoi rëndësinë e përfshirjes së plotë të Evropës në procesin e përfundimit të luftës, garantimin e sigurisë dhe diskutimin mbi të ardhmen e kontinentit.

Në fokus të bisedimeve ishin gjithashtu nevojat mbrojtëse të Ukrainës, në kushtet e sulmeve të vazhdueshme ruse ndaj qyteteve dhe infrastrukturës energjetike të vendit.

Lexo edhe

Këngëtarja kanadeze bëhet nënë për herë të parë: Princesha ime e vogël

Këngëtarja kanadeze bëhet nënë për herë të parë: Princesha ime e vogël

Vjen lëvizja e re për Rronin dhe Norën nga jashtë

Vjen lëvizja e re për Rronin dhe Norën nga jashtë

MASh-i obligon prindërit kthimin e librave – nëse dëmtohen, duhet t’i kompensojnë (VIDEO)

MASh-i obligon prindërit kthimin e librave – nëse dëmtohen, duhet t’i kompensojnë (VIDEO)