Juventusi rikthehet për yllin e Man Cityt, beson se mund ta transferojë në janar

Juventusi rikthehet për yllin e Man Cityt, beson se mund ta transferojë në janar

Juventusi rikthehet për yllin e Man Cityt, beson se mund ta transferojë në janar

Juventusi ka rikthyer në listën e dëshirave mbrojtësin e Manchester Cityt, Rayan Ait-Nouri, të cilin synon ta transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit, sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport.

Sponsor 3M Express

Klubi italian po planifikon të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes, pasi kjo ishte njëra prej pozitave që mbeti pa u mbuluar plotësisht gjatë afatit kalimtar të verës.

Pavarësisht se realizoi dhjetë transferime, Juventusi nuk arriti të siguronte një mbrojtës të ri për këtë repart dhe tashmë ka nisur punën për ta zgjidhur këtë çështje.

Një prej emrave që po shqyrtohet me seriozitet është Rayan Ait-Nouri. Mbrojtësi 25-vjeçar algjerian, i cili ka edhe pasaportë franceze, ishte objektiv i Juventusit edhe në muajin gusht, por atëherë Manchester City nuk ishte i gatshëm ta lejonte largimin e tij.

Megjithatë, situata mund të ndryshojë në janar. Ait-Nouri nuk po arrin të sigurojë hapësirë të mjaftueshme në skuadrën e drejtuar nga Enzo Maresca, pasi ende nuk ka regjistruar asnjë minutë në Ligën Premier këtë sezon.

Në total, ai ka zhvilluar vetëm katër paraqitje në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Ligës, duke grumbulluar 168 minuta lojë. Kjo situatë i jep Juventusit shpresë për të avancuar negociatat me klubin anglez.

Sipas raportimeve, bardhezinjtë po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të tij në formë huazimi, ndonëse konkurrenca për këtë pozitë nuk mungon.

Në listën e Juventusit janë edhe Nicolas Tagliafico i Lyonit dhe Maxi Araujo i Sportingut, të cilët gjithashtu po vlerësohen si alternativa për krahun e majtë të mbrojtjes. /Telegrafi/

Lexo edhe

Murati fajëson krizat globale për shtrenjtimin e jetesës në Kosovë

Murati fajëson krizat globale për shtrenjtimin e jetesës në Kosovë

“Je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend”, përplasje mes Avdullah Hotit dhe Hekuran Muratit

“Je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend”, përplasje mes Avdullah Hotit dhe Hekuran Muratit

Shiroka-Pula: Konsolidimi i demokracisë kërkon institucione funksionale

Shiroka-Pula: Konsolidimi i demokracisë kërkon institucione funksionale