Zyrtarët e Juventusit po punojnë prapa skenave përpara afatit kalimtar të dimrit, duke etiketuar tashmë objektivat e tyre për t’i transferuar dhe për të përforcuar ekipin për vazhdimin e kampionatit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Juventusi planifikon të sjellë tre lojtarë të rinj në skuadrën e Luciano Spallettit: një mbrojtës të majtë, një mesfushor dhe një sulmues qendre.
Objektivat kryesore të Juventusit janë tre lojtarë që luajnë në kampionate tjera, ku i pari është algjeriani i Manchester Cityt, Rayan Ait-Nouri, i dyti danezi i Marseille, Pierre-Emile Hojbjerg dhe i fundit norvegjezi i Atletico Madridit, Alexander Sorloth.
Alternativa për mbrojtësin e majtë janë spanjolli Alejandro Balde i Barcelonës dhe italiani Destiny Udogie i Tottenhamit.
Në mesfushë, francezi Darryl Bakola i Sassuolos është një tjetër opsion, megjithëse ai do të ishte më shumë një investim për të ardhmen.
Në sulm, alternativat janë amerikani Folarin Balogun i Monacos, italiani i Atalantas, Gianluca Scamacca dhe Mateo Retegui i Al-Qadsiah.
La Gazzetta dello Sport raporton se tre nënshkrime do të ishin shumë për t’u realizuar, dhe paratë nuk janë problemi i vetëm. Rritja e kapitalit e njoftuar së fundmi mund të lehtësojë vështirësinë financiare.
Juventusi tashmë ka një skuadër të mbingarkuar, por ata synojnë t’i bëjnë disa largime së shpejti ku në mesin e tyre janë Edon Zhegrova, Arkadiusz Milik, Kamil Grabara dhe Daniele Rugani. /Telegrafi/





