Juventusi merr vendimin përfundimtar: Edon Zhegrova mbetet jashtë listës për Ligën e Evropës

Juventusi merr vendimin përfundimtar: Edon Zhegrova mbetet jashtë listës për Ligën e Evropës

Juventusi merr vendimin përfundimtar: Edon Zhegrova mbetet jashtë listës për Ligën e Evropës

Juventusi nuk mund ta regjistrojë Edon Zhegrovën në listën e UEFA-s në vend të Manuel Locatellit, për shkak të rregulloreve të garave evropiane.

Sponsor 3M Express

Këtë e ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i klubit torinez, Giovanni Carnevali, gjatë mbledhjes së aksionarëve, duke sqaruar se zëvendësimi i mesfushorit italian duhet të bëhet me një futbollist që është i formuar në Itali.

“Locatelli është një lojtar i formuar në Itali dhe mund të zëvendësohet vetëm nga një lojtar i formuar në Itali. Pra, Ekhator dhe jo Zhegrova”.

Locatelli pritet të mungojë deri në muajin mars për shkak të lëndimit, ndërsa Juventusi ka shfrytëzuar mundësinë që ofron UEFA për ndryshimin e listës në rast të lëndimeve serioze.

Zhegrova nuk ishte përfshirë në listën fillestare të Juventusit për garat evropiane në fillim të sezonit. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe me Jeff Ekhatorin, sulmuesin e transferuar nga Genoa gjatë verës, i cili në atë kohë ishte i lënduar.

Megjithatë, Ekhator është rikthyer në dispozicion dhe ishte pjesë e skuadrës për ndeshjen e së dielës ndaj Napolit, të cilën Juventusi e fitoi me rezultat 2-0 në Allianz Stadium.

Për këtë arsye, klubi torinez ka vendosur ta përditësojë listën e UEFA-s duke e përfshirë sulmuesin e lindur në vitin 2006, i cili do të jetë në dispozicion të trajnerit për vazhdimin e garave evropiane.

Kështu, Zhegrova mbetet jashtë listës së Juventusit për garat e UEFA-s, pavarësisht mungesës së gjatë të Locatellit./Telegrafi/

Lexo edhe

Një muaj paraburgim për turkun që sulmoi policin me tastierë kompjuteri brenda stacionit policor në Prishtinë

Një muaj paraburgim për turkun që sulmoi policin me tastierë kompjuteri brenda stacionit policor në Prishtinë

Aleanca kërkon sqarime nga Konjufca: A është shfuqizuar vendimi që ndalonte punësimin e familjarëve në diplomaci?

Aleanca kërkon sqarime nga Konjufca: A është shfuqizuar vendimi që ndalonte punësimin e familjarëve në diplomaci?

Saliba rikthehet në stërvitje te Arsenal pas një kohe të gjatë jashtë fushës

Saliba rikthehet në stërvitje te Arsenal pas një kohe të gjatë jashtë fushës