“…je zënë në flagrancë me njëfarë provimi” Hykmete Bajrami ia kujton Vigan Qorrollit dyshimet për kopjim në provim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, është përplasur në Kuvend me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli.

Sponsor 3M Express

Gjatë debatit, Bajrami i kërkoi Qorrollit që të mos hyjnë në jetën personale të njëri-tjetrit, por më pas ia rikujtoi raportimet mediale të viteve të kaluara, sipas të cilave ai ishte kapur me telefon gjatë provimit të jurisprudencës në Universitetin e Prishtinës.

“Sa i përket Universitetit të Prishtinës, të kisha lutur të mos hyjmë në jetën tonë personale, sepse po të hyjmë në atë punë, duhet të flasim se si je zënë në flagrancë me njëfarë provimi. Po më vjen keq”, deklaroi Bajrami.

Pas kësaj deklarate, Qorrolli iu kundërpërgjigj deputetes së LDK-së, duke pretenduar se ajo po reagonte për shkak të së kaluarës së saj në qeverisje.

“Unë e kuptoj ku e ka dhimbjen Bajrami, sepse në shumë qeveri ka shërbyer si ministre dhe asnjë mandat pa skandale nuk e ka përfunduar”, deklaroi Qorrolli.

Ndryshe, ndaj Vigan Qorrollit ndër vite ka pasur raportime në disa media lidhur me pretendimet se ishte përjashtuar nga provimi i jurisprudencës pasi ishte zënë duke përdorur telefonin gjatë testimit.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Mashtrimi me grantet ndërkombëtare prej mbi gjysmë milioni eurosh, këta janë dy të dyshuarit që përfunduan në pranga

Mashtrimi me grantet ndërkombëtare prej mbi gjysmë milioni eurosh, këta janë dy të dyshuarit që përfunduan në pranga

Laboratori i ish-drejtorit të Infektives gjobitet, inspektorët gjetën analiza pa licencë, staf të padeklaruar dhe materiale të skaduara

Laboratori i ish-drejtorit të Infektives gjobitet, inspektorët gjetën analiza pa licencë, staf të padeklaruar dhe materiale të skaduara

Përplasje e ashpër në Iran, Jasir Asani përjashtohet me karton të kuq – dalin detaje të reja

Përplasje e ashpër në Iran, Jasir Asani përjashtohet me karton të kuq – dalin detaje të reja