Java e kulturës italiane në Prishtinë, media italiane raporton për aktivitetet e promovimit të gjuhës dhe trashëgimisë italiane në Kosovë

Ambasada e Italisë në Prishtinë organizon edicionin e 26-të të Javës së Gjuhës Italiane në Botë.

Sponsor 3M Express

Në kuadër të aktiviteteve, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është hapur një kënd me libra në gjuhën italiane, ndërsa është inauguruar edhe një ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Leonardo da Vinçit.

Java e 26-të e Gjuhës Italiane në Botë po shënohet në Kosovë me një sërë aktivitetesh kulturore dhe edukative, të organizuara nga Ambasada e Italisë në Prishtinë.

Aktivitetet zhvillohen deri më 30 tetor dhe kanë për qëllim promovimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës italiane.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, ka inauguruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës një hapësirë të veçantë për librat në gjuhën italiane, të dhuruar nga Bibliotekat Civike të Torinos, transmeton Telegrafi.

Në kuadër të këtij aktiviteti, profesori Lorenzo Coveri ka prezantuar botimin e Akademisë së Gjuhës Italiane “Accademia della Crusca”, me titull “Lingua gentile, lingua geniale: ideare, progettare, creare con l’italiano”, duke u ndalur veçanërisht te veçantia e gjuhës së Leonardo da Vinçit.

Po ashtu, në Bibliotekën Kombëtare është hapur një ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Leonardo da Vinçit, e realizuar nga ambasadori Stefano Baldi dhe e përkthyer në gjuhën shqipe. Ekspozita do të jetë udhëtuese dhe pritet të prezantohet edhe në shkolla e universitete të ndryshme në Kosovë.

Një pjesë e veçantë e programit i kushtohet edhe fëmijëve. Në bibliotekën e fëmijëve në Prishtinë është paraparë hapja e një këndi me libra në gjuhën italiane, si dhe leximi i përrallës së njohur “Pinoku”.

Në këtë aktivitet janë përfshirë edhe nxënësit e shkollës “Avni Rrustemi”, nga fshati Mramor, të cilët do të dekorojnë bluza me mesazhe paqeje, në kuadër të projektit “Vela della Pace” (Vela e Paqes).

Java e Gjuhës Italiane në Botë do të përmbyllet më 30 tetor, në orën 18:30, në institutin Sekhmet në Prishtinë, me shfaqjen e filmit italian “Pane e tulipani”, me regji të Silvio Soldinit. Filmi do të prezantohet në gjuhën italiane me titra në anglisht, në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës në Kosovë.

Java e Gjuhës Italiane në Botë është një nga iniciativat kryesore ndërkombëtare për promovimin e gjuhës italiane dhe organizohet çdo vit nga rrjeti diplomatik e konsullor i Italisë, në bashkëpunim me institucione të ndryshme kulturore dhe akademike./Telegrafi/

Lexo edhe

Evropa përballë një skenari të ri energjetik, SHBA-ja propozon rikthimin e gazit rus në treg

Evropa përballë një skenari të ri energjetik, SHBA-ja propozon rikthimin e gazit rus në treg

E tmerrshme: AUV asgjëson edhe mbi 21 tonë produkte mishi në ELKOS, pas dyshimeve për myk

E tmerrshme: AUV asgjëson edhe mbi 21 tonë produkte mishi në ELKOS, pas dyshimeve për myk

Iliana Iotova zgjidhet presidentja e parë grua e Bullgarisë

Iliana Iotova zgjidhet presidentja e parë grua e Bullgarisë