“Janë të lidhur edhe vetë”, Gjini për Qeverinë: Po e dënojnë Kosovën me mbet në duart e mafisë energjetike

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka hedhur kritika të shumta ndaj Qeverisë së Kosovës sa i përket situatës me energji elektrike.

Sponsor 3M Express

Në një konferencë për media, pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, Gjini ka thënë se ekzekutivi i vendit po e vendos Kosovën në prag të kolapsit energjetik.

“Prej korrikut e kemi paralajmëruar popullin e Kosovës që kemi me ardh në një situatë të rëndë energjetike, gati deri në kolaps. Kanë provuar me na demantu…Fajet janë krejt në Prishtinë, krejt te Qeveria e Kosovës, për shkak të neglizhencës, për shkak të jokompetencës dhe për shkak të korrupsionit.”, ka thënë ai.

Për këtë, ai ka thënë se vendimi për ta ndaluar importin e rrymës nga Serbia është për t’i hedhur hi syve poopulli të Kosovës.  

“Prej Serbisë si shtet, Kosova pak ka blerë rrymë. Por, kompanitë që licencohen në Prishtinë për me importu rrymë në Kosovë janë prej Serbisë, ose janë të kontrolluar krejt prej Serbisë. Në këtë situatë në të cilën ndodhmi një vendim i tillë më tepër ka tendencë që me i konfuzu qytetarët e Kosovës që fajet i ka Serbia”, ka thënë Gjini.

Ai ka akuzuar Qeverinë Kurti se i ka anuluar të gjitha projektet në sektorin e energjisë, sipas së cilëve, sipas tij, Kosova do të prodhonte rrymë dhe nuk do të varej nga import.  

“Këta po e dënojnë Kosovën me mbet në duart e mafisë energjetike, që më nuk ka asnjë dilemë që janë të lidhur edhe vet.”, ka thënë tutje kreu i Aleancës.

Gjini ka fajësuar ekzekutivin për dështim edhe në sektorë të tjerë, përfshirë shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën, prodhimtarinë e të tjerë.  

Gjithashtu, ai ka thënë se Qeveria nuk ka ndarë mjete as për projektin hekurudhor Prishtinë-Durrës. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Kosova publikon formacionin zyrtar ndaj Irlandës, Foda vjen me disa ndryshime

Kosova publikon formacionin zyrtar ndaj Irlandës, Foda vjen me disa ndryshime

Trump: Irani do të paguajë çmim të paparë nëse sulmon Uashingtonin me “bombë të pistë”

Trump: Irani do të paguajë çmim të paparë nëse sulmon Uashingtonin me “bombë të pistë”

Pesë të arrestuar nga Shkupi e Kumanova, dyshohen se planifikuan vrasjen e një izraeliti në Greqi me urdhër nga Irani

Pesë të arrestuar nga Shkupi e Kumanova, dyshohen se planifikuan vrasjen e një izraeliti në Greqi me urdhër nga Irani