Jakup Krasniqi po qëndron edhe sot pranë familjes së tij në Prishtinë, në ditën e dytë të vizitës humanitare që iu lejua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës është dërguar të mërkurën nga objekti i EULEX-it në Fushë Kosovë drejt shtëpisë së tij në Prishtinë, nën masa të shtuara sigurie.
Krasniqi pritet të qëndrojë gjithsej katër ditë në Kosovë. Sipas kushteve të përcaktuara për vizitën, gjatë ditës ai do të qëndrojë në shtëpinë familjare, ndërsa natën do të kthehet në objektet e EULEX-it.
Ai mbërriti në Kosovë të martën, pas autorizimit të Dhomave të Specializuara, për të vizituar bashkëshorten, gjendja shëndetësore e së cilës raportohet të jetë e rënduar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





