Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për arsye humanitare, gjegjësisht për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes.

Klan Kosova ka mësuar se Krasniqi do të niset nga shtëpia e tij në Velani të Prishtinës në orën 14:00, ndërsa fluturimin e ka të paraparë për në orën 15:00.
Ai do të udhëtojë me aeroplan special, pas qëndrimit në Kosovë prej të mërkurës, vizitë e cila u përcoll me emocione dhe diskutime lidhur me kufizimet për takimet me familjarët dhe bashkëluftëtarët. /Klankosova.tv





