Edhe në mëngjesin e së shtunës, Krasniqi është shoqëruar nga pjesëtarë të EULEX-it, ndërsa në zonën përreth shtëpisë janë të pranishme edhe forca të shtuara të Policisë së Kosovës.
Krasniqi u kthye në Kosovë të mërkurën, pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ia lejuan një vizitë familjare për arsye bindëse humanitare.

Gjatë tri ditëve të para, ai ka qëndruar për disa orë në shtëpinë e tij, pranë familjarëve, ndërsa në mbrëmje është dërguar në objektet e EULEX-it në Fushë Kosovë, ku e ka kaluar natën nën mbikëqyrje.
Vizita iu mundësua pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Burimi: RTKLive





