Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia në ditën e dytë të vizitës së tij

Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia në ditën e dytë të vizitës së tij

Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia në ditën e dytë të vizitës së tij

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e ditës së dytë në familjen e tij në Prishtinë, pas disa orësh qëndrimi në shtëpinë e tij.

Sponsor 3M Express

Krasniqi është larguar nga shtëpia me veturat e EULEX-it, nën masa të rrepta sigurie, raporton KosovaPress.

Raportohet se Krasniqi do të qëndroj në Kosovë edhe dy ditë të tjera. Mësohet se pas largimit nga shtëpia, Krasniqi po mbahet në zyrat e EULEX-it.

Krasniqi ka qëndruar edhe dje në familjen e tij në Prishtinë për disa orë.

Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative të organizojë një vizitë nën ruajtje të Jakup Krasniqit në Kosovë.

Jakup Krasniqi më 16 shtator është dënuar nga Dhomat e Specializuara në shkallën e parë prej 25 vitesh burgim.

Lexo edhe

Ekskluzive | Me kokainë në Prishtinë, 22-vjeçari bie në duart e Policisë – ky është i arrestuari që përfundoi në mbajtje

Ekskluzive | Me kokainë në Prishtinë, 22-vjeçari bie në duart e Policisë – ky është i arrestuari që përfundoi në mbajtje

E rëndë | Jetonte i vetëm, 86-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtratin e tij në Viti

E rëndë | Jetonte i vetëm, 86-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtratin e tij në Viti

Ekskluzive | Hajnat hyjnë nga dritarja në një shtëpi në Prishtinë, zhdukin 25 mijë euro, ar e ora Rolex – dëmi arrin në 200 mijë euro

Ekskluzive | Hajnat hyjnë nga dritarja në një shtëpi në Prishtinë, zhdukin 25 mijë euro, ar e ora Rolex – dëmi arrin në 200 mijë euro