Një kontroll policor në rrugën “Vatra” në Prishtinë ka përfunduar me arrestimin e një të riu, pasi zyrtarët policorë i gjetën një sasi të dyshuar kokaine. Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorinë, ndaj tij është urdhëruar ndalimi për 48 orë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është Ygit Buykak, rreth 22 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, më 18 nëntor, rreth orës 21:50, kur njësitë policore kanë ndaluar dhe kontrolluar të dyshuarin në rrugën “Vatra”.
Gjatë kontrollit trupor, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar 0.3 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.
Pas zbulimit të substancës, i dyshuari është intervistuar nga hetuesit, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.
Me udhëzim të Prokurorisë, është iniciuar rasti për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa procedurat hetimore do të vazhdojnë.
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





