Italia në gatishmëri për protestat e sotme, mijëra policë dhe ushtarë në terren

Italia në gatishmëri për protestat e sotme, mijëra policë dhe ushtarë në terren

Italia në gatishmëri për protestat e sotme, mijëra policë dhe ushtarë në terren

Sipas Euronews, protesta janë planifikuar në disa qytete italiane, përfshirë Romën, Milanon, Bolonjën, Gjenovën, Torinon dhe Firencen. Më shumë se 30 mobilizime janë paralajmëruar, duke përfshirë marshime, tubime dhe greva.

Në Romë pritet të angazhohen rreth 1.500 efektivë policie, ndërsa për mbikëqyrjen e protestave do të përdoren edhe dronë të Policisë së Shtetit dhe mjete ajrore të Karabinierëve.

Sponsor 3M Express

Ndërkohë, në Milano do të angazhohen rreth 1.800 policë dhe ushtarë, përfshirë 1.000 policë dhe karabinierë, 300 efektivë të policisë bashkiake dhe 500 ushtarë.

Sipas Euronews, demonstratat e autorizuara në Milano do të zhvillohen larg Katedrales Duomo, ndërsa protestat janë ndaluar në zonat Garibaldi dhe Porta Venezia.

Autoritetet italiane po monitorojnë gjithashtu aktivitetet në rrjetet sociale, ku po qarkullojnë udhëzime për përgatitjen e protestuesve për përballje me policinë.

Pas trazirave të mëparshme, njësia e specializuar e policisë italiane, Digos, ka kryer kontrolle ndaj rreth 100 personave, prej të cilëve 51 ishin të mitur.

Operacionet janë zhvilluar në disa qytete, përfshirë Barin, Bergamon, Firencen, Gjenovën dhe Veronën.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

​Alarmon Gjini: Importi i energjisë elektrike deri më tani ka arritur rreth 27 milionë euro

​Alarmon Gjini: Importi i energjisë elektrike deri më tani ka arritur rreth 27 milionë euro

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Rusia thotë se sulmi ukrainas la pa ujë dhe rrymë Krimenë e okupuar

Rusia thotë se sulmi ukrainas la pa ujë dhe rrymë Krimenë e okupuar