YouTuberi i njohur amerikan, IShowSpeed, e ka përfunduar historinë kryesore të videolojës GTA 6 gjatë një transmetimi të pandërprerë drejtpërdrejt, i cili zgjati 52 orë e 31 minuta. Gjatë gjithë kësaj kohe, ai nuk ka fjetur fare.

Darren Watkins Jr., i njohur me emrin IShowSpeed, filloi të luante menjëherë pas publikimit të lojës më 19 nëntor dhe arriti ta përfundonte historinë në një transmetim të vetëm. Kështu, ai u bë transmetuesi i parë i madh që përfundoi GTA 6.
Para publikimit të lojës, ai kishte paralajmëruar se nuk do të luante pa ndërprerje. Plani i tij ishte të luante nga 10 deri në 12 orë në ditë dhe të flinte jashtë kamerave.
– YouTube www.youtube.com
Megjithatë, pas 30 orësh lojë, pranoi se nuk mund të ndalej. Më vonë tha se nuk po nxitonte për ta përfunduar lojën, por thjesht nuk ishte larguar nga kompjuteri dhe nuk kishte fjetur.
Loja u ndërpre dhe rrezikoi ta humbiste përparimin
Në orën e 43-të të transmetimit, pasi kishte përfunduar më shumë se 80 për qind të historisë, loja u mbyll papritur. IShowSpeed mendoi se kishte humbur të gjithë përparimin, pasi nuk e kishte ruajtur shpesh pozicionin e tij.
Megjithatë, arriti të gjente një pozicion të ruajtur në 88 për qind të lojës dhe vazhdoi aty ku kishte mbetur.
IShowSpeed shpërtheu në lot teksa shikonte skenat përfundimtare të lojës dhe deklaroi se GTA VI ishte videoloja më e mirë e të gjitha kohërave.
Që në ditën e parë, ai ishte emocionuar deri në lot kur në lojë kishte parë emrin e një brendi të pjesëve të veturave, “Watkins”. Në atë moment, u tha ndjekësve se Rockstar kishte përfshirë në lojë babanë e tij.
Mbi 100 milionë shikime
IShowSpeed ka më shumë se 63 milionë abonentë në YouTube, ndërsa dy transmetimet e tij të para të GTA VI kanë grumbulluar së bashku më shumë se 100 milionë shikime.
Një pjesë e shikuesve e përgëzuan për qëndrueshmërinë e treguar, ndërsa të tjerë ngritën pikëpyetje nëse ai kishte arritur vërtet ta shijonte lojën, duke qenë se kishte luajtur për më shumë se dy ditë pa gjumë.
Për krahasim, Rob Nelson, një nga drejtuesit e studios Rockstar North, kishte deklaruar për The New York Times se atij i ishin dashur 80 orë për ta përfunduar historinë kryesore dhe një pjesë të misioneve anësore të lojës. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com
– YouTube www.youtube.com





