Shoqata “Sharri” prezanton kulturën dhe traditat shqiptare në Amriswil të Zvicrës

Shoqata “Sharri” prezanton kulturën dhe traditat shqiptare në Amriswil të Zvicrës

Shoqata “Sharri” prezanton kulturën dhe traditat shqiptare në Amriswil të Zvicrës

Shoqata shqiptare “Sharri” ka prezantuar vallet, kostumet kombëtare dhe ushqimet tradicionale shqiptare në qytetin e Amriswilit të Zvicrës, në kuadër të manifestimit “Suppentag”.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, shoqata ka bërë të ditur se valltarët e saj janë paraqitur dy herë gjatë programit, duke sjellë valle nga repertori i tyre dhe duke prezantuar kostumet tradicionale shqiptare para publikut, shkruan Telegrafi.

Një nga momentet e veçanta të aktivitetit ishte edhe paraqitja e fëmijëve në skenë, të cilët, sipas shoqatës, u pritën me duartrokitje nga të pranishmit.

“Me hapat e tyre të vegjël e me buzëqeshje plot gëzim, ata rrëmbyen duartrokitjet e të pranishmëve dhe na mbushën zemrat me krenari”, thuhet në postimin e Shoqatës “Sharri”.

Pjesë e manifestimit ishte edhe prezantimi i kuzhinës tradicionale shqiptare. Në mesin e 12 stendave me ushqime, njëra prej tyre ishte e dedikuar Shqipërisë, e përgatitur nga gratë e shoqatës.

Në këtë stendë u prezantuan specialitete të ndryshme, përfshirë pite, flija dhe supa, të cilat, sipas organizatorëve, u pëlqyen nga vizitorët.

Shoqata “Sharri” ka falënderuar valltarët pjesëmarrës dhe koreografin Kreshnik Sadikaj për paraqitjet, si dhe gratë që u kujdesën për përgatitjen dhe shërbimin e ushqimeve tradicionale gjatë aktivitetit.

Në fund, shoqata ka theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe përcjelljes së traditave shqiptare te brezat e rinj, duke vlerësuar pjesëmarrjen në aktivitete të tilla si mundësi për prezantimin e kulturës shqiptare në Zvicër./Telegrafi/

Postimi i plotë:

Lexo edhe

Përshkallëzim në Detin Baltik, sulmohet me dron anija e sanksionuar ruse “Sparta II”, shpërthen zjarr në bord

Përshkallëzim në Detin Baltik, sulmohet me dron anija e sanksionuar ruse “Sparta II”, shpërthen zjarr në bord

“Jam në bisedime”, Melania Trump paralajmëron armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës

“Jam në bisedime”, Melania Trump paralajmëron armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës

Molotov në një auto-sallon në Graçanicë, dy persona largohen me motoçikletë

Molotov në një auto-sallon në Graçanicë, dy persona largohen me motoçikletë