Ish-ministrja turke përfundon në paraburgim për një skandal financiar milionësh

Ish-ministrja turke përfundon në paraburgim për një skandal financiar milionësh

Ish-ministrja turke përfundon në paraburgim për një skandal financiar milionësh

Një gjykatë në Turqi ka caktuar masën e paraburgimit ndaj ish-ministres dhe ish-zyrtares së lartë të partisë në pushtet AK, Fatma Betul Sayan Kaya, në kuadër të hetimeve për krizën financiare që ka përfshirë fondet e investimeve në vend.

Sponsor 3M Express

Kaya ishte larguar nga partia pasi në shtator kishte dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares. Një politikan i opozitës e kishte akuzuar se kishte përfituar shuma të mëdha nga shitja e aksioneve pak para se kriza të shkaktonte shitje masive në bursë.

Gjykata në Stamboll caktoi paraburgimin ndaj Kayas, e cila nga viti 2016 deri më 2018 kishte shërbyer si ministre e Familjes dhe Politikave Sociale.

Sipas agjencisë Anadolu, ajo dyshohet për “shkelje të ligjit për tregun e kapitalit” dhe “anëtarësim në një organizatë të krijuar për kryerjen e veprave penale”.

Vendimi për paraburgim erdhi pas marrjes në pyetje nga departamenti për hetimin e pastrimit të parave në Prokurorinë e Përgjithshme të Stambollit, shkruan reuters.

Bashkëshorti i saj, Ilyas Kaya, është liruar, por ndaj tij janë caktuar masa parandaluese, përfshirë ndalimin e largimit nga vendi.

Prokuroria pretendon se Kaya kishte në dispozicion informacione të privilegjuara, të cilat mund të ndikonin në çmimin ose vlerën e instrumenteve financiare në tregun e kapitalit.

Sipas burimeve zyrtare të cituara nga Anadolu, ajo kishte qenë në kontakt me Emre Tezmenin, ish-drejtorin e njërës prej kompanive për menaxhimin e aseteve, e cila ndodhet në qendër të skandalit.

Skema e përfitimit dhe rënia e bursës

Në shtator, zëdhënësi i partisë kryesore opozitare Yeni kishte ngritur akuza se bashkëshortët Kaya kishin përfituar rreth 2.17 miliardë lira turke (38.64 milionë euro) nga shitja e investimeve që fillimisht kishin vlerë totale prej 163 milionë lirash (2.9 milionë euro).

Pjesa më e madhe e këtyre investimeve lidhej me aksionet e kompanisë së ndërtimit të anijeve Ozata Denizcilik, të blera në prill të këtij viti.

Në fillim të prillit, aksionet e kësaj kompanie kushtonin rreth 220 lira turke. Deri më 15 shtator, pak para shpërthimit të krizës në sektorin e fondeve të investimeve, vlera e tyre ishte rritur në 4.980 lira.

Dyshimet për manipulim të çmimeve të aksioneve me të cilat tregtohej rrallë shkaktuan krizë likuiditeti, duke çuar më 16 shtator në një rënie të fortë të vlerës së aksioneve në bursën turke. /Telegrafi/

Lexo edhe

Infantinos i del përballë një rival nga Japonia, Tashima synon presidencën e FIFA-s

Infantinos i del përballë një rival nga Japonia, Tashima synon presidencën e FIFA-s

Trumpi paralajmëron marrëveshje për përfundimin e luftës që mund të përfshijë gjithë Evropën

Trumpi paralajmëron marrëveshje për përfundimin e luftës që mund të përfshijë gjithë Evropën

Argjentina merr vendim për numrin e Messit

Argjentina merr vendim për numrin e Messit