Trumpi paralajmëron marrëveshje për përfundimin e luftës që mund të përfshijë gjithë Evropën

Trumpi paralajmëron marrëveshje për përfundimin e luftës që mund të përfshijë gjithë Evropën

Trumpi paralajmëron marrëveshje për përfundimin e luftës që mund të përfshijë gjithë Evropën

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se një marrëveshje e mundshme për përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës mund të përfshijë jo vetëm dy vendet ndërluftuese, por edhe shtete të tjera evropiane, madje potencialisht të gjithë kontinentin.

Sponsor 3M Express

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi tha se konflikti mund të përfundojë së shpejti, por nuk dha detaje konkrete për përmbajtjen e planit të mundshëm të paqes.

Deklaratat e tij erdhën pas një takimi me Kirill Dmitrievin, të dërguarin special të presidentit rus, Vladimir Putin.

“Do të përfshijë më shumë sesa Ukrainën. Madje mund të them se mund të përfshijë të gjithë Evropën”, deklaroi Trumpi.

Ndërkohë, Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, bëri të ditur se synimi i SHBA-së është të adresojë shqetësimet e sigurisë të të gjitha palëve, përmes zgjidhjeve praktike që do të parandalonin shpërthimin e konflikteve të reja.

Në kuadër të përpjekjeve diplomatike, Zonja e Parë amerikane, Melania Trump, zhvilloi gjithashtu një takim në Shtëpinë e Bardhë me zyrtarë rusë dhe ukrainas. Diskutimet lidhen me një armëpushim humanitar në qytetin Oleshky, në rajonin e Khersonit.

Megjithatë, Trumpi nuk ka bërë të ditur se cilat vende evropiane mund të përfshihen në marrëveshje dhe as cilat do të jenë kushtet konkrete të planit për përfundimin e luftës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekës mblidhet sot, në rend dite miratimi i buxhetit

Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekës mblidhet sot, në rend dite miratimi i buxhetit

Sot miratohet buxheti i Komisionit hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Sot miratohet buxheti i Komisionit hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Vazhdon inspektimi ndaj bizneseve online dhe produkteve në transport

Vazhdon inspektimi ndaj bizneseve online dhe produkteve në transport