Irlanda ka kaluar në epërsi 1-0 ndaj Kosovës, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Penalltia u akordua pas ndërhyrjes së Kreshnik Hajrizit brenda zonës së rreptësisë.
Kosova mbetet me një lojtar më pak
Situata është përkeqësuar edhe më shumë për “Dardanët”, pasi Kreshnik Hajrizi është ndëshkuar me karton të kuq.
Mbrojtësi e ndali me dorë topin që po shkonte drejt portës së Kosovës, duke u përjashtuar nga loja dhe duke lënë ekipin me një futbollist më pak.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





