Iranianët thonë se kanë shënjestruar një bazë amerikane në Bahrein

Iranianët thonë se kanë shënjestruar një bazë amerikane në Bahrein

Iranianët thonë se kanë shënjestruar një bazë amerikane në Bahrein

Irani ka njoftuar se ka shënjestruar një objekt ushtarak amerikan në Bahrein, në orët e para të së premtes, si kundërpërgjigje ndaj një sulmi të SHBA-së në territorin iranian.

Sponsor 3M Express

Sipas CNN, Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) pretendoi se kishte shkatërruar një radar amerikan të paralajmërimit të hershëm, pas një sulmi ndaj një kulle komunikimi në qytetin iranian Sirik.

“Ky është një paralajmërim serioz për Uashingtonin”, deklaroi Garda Revolucionare.

Megjithatë, Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) hodhi poshtë pretendimet, duke njoftuar se forcat amerikane kishin rrëzuar dy dronë iranianë të lëshuar drejt Bahreinit, pa viktima apo dëme materiale.

Incidenti vjen një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA-ja nuk ka më nevojë për marrëveshje me Iranin, duke sinjalizuar një qëndrim më të ashpër ndaj Teheranit.

Ndërkohë, tensionet vazhdojnë të jenë të larta në Ngushticën e Hormuzit, ku gjatë tetorit janë regjistruar 37 sulme ndaj anijeve, ndërsa të paktën 14 të tjera janë konfirmuar në nëntor.

Irani ka paralajmëruar se çdo përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit mund të çojë në zgjerimin e sulmeve ndaj interesave amerikane, përfshirë objektiva të mundshëm edhe në Evropë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Haziri kritikon çmimin e energjisë: Familjet po paguajnë më shtrenjtë, mos i fshihni problemet pas luftërave

Haziri kritikon çmimin e energjisë: Familjet po paguajnë më shtrenjtë, mos i fshihni problemet pas luftërave

Fuego: Nichi m’preki në djalë dhe nanën e djalit…

Fuego: Nichi m’preki në djalë dhe nanën e djalit…

Rritja e çmimeve: Ministri Murati “kurrë” nuk ka faj (VIDEO)

Rritja e çmimeve: Ministri Murati “kurrë” nuk ka faj (VIDEO)