Irani e Katari në ditën e tretë të bisedimeve për t’i dhënë fund luftës me SHBA

Irani e Katari në ditën e tretë të bisedimeve për t’i dhënë fund luftës me SHBA

Irani e Katari në ditën e tretë të bisedimeve për t’i dhënë fund luftës me SHBA

Bisedimet zhvillohen në një moment shqetësimi për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, më 3 nëntor.

Presidenti  amerikan Donald Trump ka deklaruar se Uashingtoni nuk do të ndërmarrë sulme të reja ndaj Iranit përpara zgjedhjeve të mesmandatit dhe se negociatat me Teheranin kanë qenë produktive, por nuk ka përjashtuar mundësinë e veprimeve të tjera ushtarake pas tyre.

Sponsor 3M Express

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, deklaroi sot se bisedimet, të cilat po vijojnë dhe po përparojnë, synojnë vazhdimin e konsultimeve me ndërmjetësuesit nga Katari.

Ai theksoi se Irani është i përgatitur si për mbrojtjen, ashtu edhe për diplomacinë, ndërsa shtoi se diskutimet mbi një propozim dyditor vazhdojnë, por ende nuk është arritur një përfundim përfundimtar.

Sipas televizionit ” Al Jazeera”, negociatorët iranianë dhe ata nga Katari kanë hartuar një propozim që parashikon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda dy ditëve nga arritja e një marrëveshjeje të mundshme me Uashingtonin.

Kjo rrugë detare ka rëndësi strategjike për furnizimin global me naftë, ndërsa konflikti tetëmujor ka shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme në tregjet energjetike.

Ndërkohë, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, urdhëroi djr forcat e armatosura të jenë të përgatitura për çdo sulm të mundshëm.

Nga ana tjetër, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se presidenti Trump ende nuk ka marrë një vendim për sulme të reja, por preferon zgjidhjen diplomatike të konfliktit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kolona në hyrje të QKUK-së, qytetarët kërkojnë zgjidhje | Video

Kolona në hyrje të QKUK-së, qytetarët kërkojnë zgjidhje | Video

BIA dyshohet se përgjonte ilegalisht prokurorët në Serbi, me arsyetimin se ishin të përfshirë në spiunazh

BIA dyshohet se përgjonte ilegalisht prokurorët në Serbi, me arsyetimin se ishin të përfshirë në spiunazh

“Fisi është për dasmë”, Bajrami akuzon Qeverinë për punësimin e familjarëve në ambasada

“Fisi është për dasmë”, Bajrami akuzon Qeverinë për punësimin e familjarëve në ambasada