Me një shpejtësi mesatare të internetit mobil prej 286 Mbps, rreth 50%më të lartë se rezultati në nivel vendi, IPKO kontribuon fuqishëm nëpozicionimin e Kosovës në vendin e 12-të në botë dhe të tretin nëEvropë për shpejtësinë e internetit mobil.

Kosova po dëshmon se në fushën e telekomunikacionit mund të konkurrojëme vendet më të zhvilluara të botës. Sipas rezultateve të fundit tëSpeedtest Global Index nga Ookla për tetorin 2026, Kosova renditet nëvendin e 12-të në botë dhe të tretin në Evropë për shpejtësinë mesatare tëinternetit mobil, me 190.83 Mbps, duke tejkaluar vende si Singapori,Suedia, Norvegjia, Franca, Holanda dhe Zvicra.
Në këtë sukses të jashtëzakonshëm, IPKO luan një rol të rëndësishëm. Menjë shpejtësi mesatare të internetit mobil prej 286 Mbps, IPKO tejkalondukshëm rezultatin mesatar kombëtar, duke dëshmuar fuqinë e rrjetit të sajdhe ndikimin e investimeve strategjike në avancimin e telekomunikacionitnë Kosovë.
Kjo performancë është rezultat i investimeve të vazhdueshme të IPKO-s nëmodernizimin e infrastrukturës, zgjerimin e kapaciteteve të rrjetit dhezhvillimin e teknologjisë 5G, me fokus të vazhdueshëm në ofrimin e njëpërvoje superiore të komunikimit për klientët.
Renditja e Speedtest Global Index bazohet në matjet reale të kryera ngavetë përdoruesit, duke reflektuar performancën e rrjeteve në kushte tëpërditshme përdorimi.
“Jemi krenarë që performanca e rrjetit tonë dhe investimet strategjike tëIPKO-s po kontribuojnë në pozicionimin e Kosovës ndër vendet meinternetin mobil më të shpejtë në botë. Ky rezultat nuk është vetëm njëarritje teknologjike, por dëshmi e vizionit dhe përkushtimit tonë për tëvendosur standarde gjithnjë e më të larta në telekomunikim. Ambicia jonëështë që qytetarët dhe bizneset në Kosovë të kenë qasje në teknologji dheshërbime të nivelit më të avancuar ndërkombëtar, duke krijuar mundësi të
reja për zhvillim, inovacion dhe transformim digjital”, u shpreh Andras Pali,CEO i IPKO Telecommunications.
Si operatori i parë që solli teknologjinë 5G në Kosovë, IPKO vazhdon tëjetë një nga forcat kryesore të transformimit digjital të vendit. Përmesinvestimeve në teknologjitë më të avancuara dhe zhvillimit të njëinfrastrukture moderne, IPKO jo vetëm që përmirëson përvojën digjitale tëklientëve të saj, por kontribuon edhe në rritjen e konkurrueshmërisë sëKosovës në arenën ndërkombëtare.
Me këtë performancë, IPKO dëshmon se inovacioni, investimet strategjikedhe ekspertiza teknologjike mund ta pozicionojnë Kosovën përkrahekonomive më të zhvilluara të botës.
Burimi: Speedtest Global Index by Ookla, tetor 2026 https://www.speedtest.net/global-index





