Edicioni i VII-të i International Kosova Clarinet Fest vazhdon programin e tij artistik me një koncert të veçantë, duke sjellë në Prishtinë dy artistë ndërkombëtarë: klarinetistin Jeremy Reynolds nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pianisten Elena Atanasovska Ivanovska nga Maqedonia e Veriut.

Përmes interpretimit të tyre, publiku do të ketë mundësinë të shijojë një mbrëmje muzikore ku tingujt e klarinetës dhe pianos ndërthuren në një program artistik.
Koncerti do të mbahet sonte, nga ora 20:00, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare të Kosovës, në Prishtinë./KlanKosova.tv





