IKKL zgjeron bashkëpunimin me institucionet e Shqipërisë

IKKL zgjeron bashkëpunimin me institucionet e Shqipërisë

IKKL zgjeron bashkëpunimin me institucionet e Shqipërisë

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetemi, realizoi vizitë zyrtare në Tiranë, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe identifikimit të burimeve të reja me rëndësi për dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Në Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), Hetemi u takua me përfaqësuesit e këtij institucioni, me të cilët diskutoi për mundësinë e formalizimit të bashkëpunimit përmes një marrëveshjeje ndërinstitucionale. Vëmendje e veçantë iu kushtua kërkesës së IKKL-së për sigurimin e materialeve arkivore që ruhen në Autoritet dhe që dokumentojnë represionin sistematik, përndjekjet, dhunën dhe krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX. Këto materiale kanë rëndësi të veçantë për hulumtimin e rrethanave historike, politike dhe shoqërore që çuan deri te lufta e fundit në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Në kuadër të vizitës, Hetemi zhvilloi takim edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave të Shqipërisë, Auron Rrokaj. Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekzistues dhe sigurimin e dokumentacionit të ri arkivor që ndërlidhet me luftën në Kosovë dhe periudhën që i parapriu asaj.

Drejtori Ekzekutiv zhvilloi gjithashtu takim me zëvendësministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Kevin Bufi, i cili vlerësoi punën e deritanishme të IKKL-së dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur Institutin, veçanërisht në promovimin ndërkombëtar të fakteve dhe dëshmive mbi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Përmes këtyre takimeve, IKKL synon të zgjerojë fondin arkivor, të thellojë bashkëpunimin me institucionet e rajonit dhe të krijojë mundësi të reja për hulumtimin e krimeve të luftës në Kosovë dhe të rrethanave që i paraprinë asaj.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Podujeva nderon dëshmorët në 28 Nëntor

Podujeva nderon dëshmorët në 28 Nëntor

Kate Middleton për betejën e saj me sëmundjen e rëndë: Po më binte të fikët dhe po vija në vete në spital

Kate Middleton për betejën e saj me sëmundjen e rëndë: Po më binte të fikët dhe po vija në vete në spital

Italia vjen me një paralajmërim për Zelenskyn, pasi Kievi sulmoi dy anije ruse në Libi

Italia vjen me një paralajmërim për Zelenskyn, pasi Kievi sulmoi dy anije ruse në Libi