“Idiot, idiot” – Lamine Yamal përplaset me Andersonin pasi ia shkaktoi kartonin e kuq në ndeshjen Spanjë-Angli

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, është përfshirë në një moment tensioni me mesfushorin e Anglisë, Elliot Anderson, gjatë përballjes mes Spanjës dhe Anglisë, pasi ky i fundit u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj tij.

Sponsor 3M Express

Anglia e Thomas Tuchelit ishte në epërsi prej 3-0 dhe po dominonte ndeshjen në stadiumin Metropolitano, duke e vënë Spanjën në vështirësi të mëdha.

Megjithatë, një aksion i Lamine Yamalit ndryshoi rrjedhën e takimit. Sulmuesi i Barcelonës ia rrëmbeu topin mbrojtësit Quansah dhe u nis drejt portës së Anglisë, duke qenë në një pozitë të favorshme për të shënuar.

Anderson e ndoqi nga pas dhe e rrëzoi spanjollin pranë zonës së portës. Arbitri akordoi penallti dhe e ndëshkoi mesfushorin anglez me karton të kuq të drejtpërdrejtë, për shkak të mohimit të një rasti të pastër shënimi.

Por, tensioni nuk përfundoi me përjashtimin e tij. Sapo u ngrit në këmbë, Yamal iu afrua Andersonit dhe i drejtoi fjalët “Idiot, idiot”, përpara se t’i bënte me shenjë të largohej nga fusha.

Nga pika e bardhë, Mikel Oyarzabal u tregua i saktë, duke shënuar golin e parë për Spanjën dhe duke ngushtuar rezultatin në 3-1.

Kështu, aksioni i Yamalit dhe përjashtimi i Andersonit i dhanë Spanjës një mundësi të rikthehej në lojë, në një moment kur Anglia dukej se po shkonte drejt një fitoreje të thellë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

E rëndë në Ferizaj, 14-vjeçari dyshohet se e rrahu gjyshen me shqelma – 73-vjeçarja pëson lëndime, nipi ndalohet nga Policia

E rëndë në Ferizaj, 14-vjeçari dyshohet se e rrahu gjyshen me shqelma – 73-vjeçarja pëson lëndime, nipi ndalohet nga Policia

Tahiri për këngën serbe në Bruksel: BE-ja të kërkojë falje, në Prishtinë dorëheqje

Tahiri për këngën serbe në Bruksel: BE-ja të kërkojë falje, në Prishtinë dorëheqje

Përleshje brenda burgut të Durrësit, lëndohet një i dënuar

Përleshje brenda burgut të Durrësit, lëndohet një i dënuar