Pas humbjes së OBRM-PDUKM-së në zgjedhjet e parakohshme lokale për Komunën e Bërvenicës, kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, i quajti VLEN-in si “Kali i Trojës”, që mundësuan fitoren e kundër kandidatit nga AKI, Arkin Jahiji.

Këtë deklaratë të kryeministrit e ka komentuar sonte në Alsat njëri nga bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami.
Ai tha se nuk do të lejohet një komunikim i tillë me atë lloj gjuhe.
“Në asnjë moment nuk tolerojmë që në komunikime të flasim me atë lloj gjuhe. Normalisht që ai lloj komunikimi është për opinionin mirëpo ne kemi raporte të partneritetit në qeveri”, tha Kasami.




