I panë policët dhe nisën të lëviznin, kontrolli zbulon tetë qese me marihuanë në Pejë – dy të rinj përfundojnë në ndalim

Një patrullim policor në Pejë ka përfunduar me ndalimin e dy të rinjve, pasi zyrtarët policorë kanë zbuluar tetë qese me substancë të dyshuar marihuanë, shtatë prej të cilave dyshohet se ishin përgatitur për shitje. Dy të rinjtë kishin tërhequr vëmendjen e patrullës me lëvizjet e tyre sapo kishin vërejtur policët, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur të hënën, më 23 nëntor, pak pas mesnatës, pranë objektit banesor “Dardanët”, në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.

Sipas burimeve të Sinjalit, të dyshuarit janë S.D., i lindur në vitin 2008, dhe Vlomel Pavata, rreth 23 vjeç.

Zyrtarët policorë po patrullonin në kuadër të një plani operativ kur kanë vërejtur dy të rinjtë pranë kompleksit banesor.

Sipas informacioneve të siguruara, sapo kanë vërejtur patrullën, ata kanë filluar të bëjnë lëvizje që kanë tërhequr vëmendjen e policëve.

Patrulla i ka ndaluar dhe, pas identifikimit, ka kryer kontrollin e tyre.

Te i dyshuari i parë janë gjetur shtatë qese me substancë të dyshuar marihuanë, të përgatitura për shitje, si dhe një pajisje për bluarjen e saj.

Kontrolli ka vazhduar edhe te i dyshuari tjetër, ku është gjetur një brisk, ndërsa një qese tjetër me substancë të dyshuar narkotike është zbuluar pranë motoçikletës së tij.

Në total, Policia ka sekuestruar tetë qese me substancë të dyshuar marihuanë, pesha e të cilave nuk është përcaktuar në informacionet fillestare.

Pas zbulimit të substancave, të dy të rinjtë janë shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë.

Për rastin janë njoftuar hetuesit e antidrogës dhe Prokuroria e Shtetit, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda.

Me urdhër të Prokurorit, ndaj të dyshuarve është iniciuar hetim penal për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, sipas nenit 267 të Kodit Penal.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Promovohet “Libri i Lirisë”

Promovohet “Libri i Lirisë”

Grand Theft Auto 6 thyen rekordet – kishte një debutim marramendës prej 3,79 miliardë dollarësh

Grand Theft Auto 6 thyen rekordet – kishte një debutim marramendës prej 3,79 miliardë dollarësh

Monologu emocionues i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup ti erdhe, unë nuk munda me të përqafu, nuk ma hapën derën!

Monologu emocionues i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup ti erdhe, unë nuk munda me të përqafu, nuk ma hapën derën!