Hungaria kundërshton propozimin e fundit të BE-së për buxhetin afatgjatë

Hungaria kundërshton propozimin e fundit të BE-së për buxhetin afatgjatë

Hungaria kundërshton propozimin e fundit të BE-së për buxhetin afatgjatë

Kryeministri hungarez, Peter Magyar, ka deklaruar në parlament se Hungaria nuk mund ta pranojë projekt-propozimin e fundit për buxhetin afatgjatë të Bashkimit Evropian (BE), i cili pritet të finalizohet gjatë javëve të ardhshme.

Sponsor 3M Express

Të shtunën, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, prezantoi një propozim të ri kompromisi, i cili parashikon rreth 204 miliardë euro më pak shpenzime për periudhën 2028-2034, krahasuar me propozimin e mëparshëm të Komisionit Evropian.

Propozimi përfshin një taksë digjitale, që synon të kufizojë kontributet e drejtpërdrejta nga shtetet anëtare.

Kompanitë e mëdha do t’i nënshtroheshin një takse prej 3 për qind mbi të ardhurat nga reklamat online, shërbimet e platformave dhe monetizimi i të dhënave të përdoruesve.

Taksa do të zbatohej për kompanitë që kanë më shumë se 50 milionë euro të ardhura digjitale në BE dhe mbi 750 milionë euro të ardhura vjetore në nivel global.

Magyar tha se projekt-propozimi do ta bënte Hungarinë një nga kontribuuesit më të mëdhenj neto të BE-së për kokë banori, ndërsa theksoi se kontributi i Hungarisë duhet të jetë në përpjesëtim me kapacitetin e saj financiar.

Hungaria tradicionalisht është mbështetur në fondet për zhvillimin rajonal, të cilat, sipas propozimit të Costa-s, do të përballeshin me shkurtimet e para të konsiderueshme.

Magyar gjithashtu kundërshtoi lidhjen e negociatave për buxhetin shtatëvjeçar me ndihmën e mëtejshme financiare për Ukrainën, duke bërë thirrje që këto dy çështje të trajtohen veçmas.

Projekt-propozimi i Costa-s përfshin një “rezervë për Ukrainën” në vlerë deri në 100 miliardë euro për periudhën 2028-2034. /AA/

Lexo edhe

Tyson Fury rrëfen betejën me shëndetin mendor: U diagnostikova me skizofreni…

Tyson Fury rrëfen betejën me shëndetin mendor: U diagnostikova me skizofreni…

Trump thotë se ka folur direkt me bordin e Nvidia-s për rikthimin e Huang

Trump thotë se ka folur direkt me bordin e Nvidia-s për rikthimin e Huang

Gjyqi për mashtrimin me ‘Call Center’: Të huajt u dëmtuan 1.9 milion euro nga grupi i të akuzuarve

Gjyqi për mashtrimin me ‘Call Center’: Të huajt u dëmtuan 1.9 milion euro nga grupi i të akuzuarve