Diskutimi për ditën e xhuma, pas një situate në Kuvendin Komunal të Prishtinës, është bërë temë edhe në rrjete sociale.

Për këtë çështje u fol edhe sot në emisionin ‘Kosova Today’ në Klan Kosova, ku Hoxhë Ladi nga Shqipëria, ka kërkuar që dita e premte të jetë ditë pushimi, duke argumentuar se duhet të respektohen të drejtat fetare dhe parimi i laicitetit.
“Të drejtat janë të drejta. Fjala laik do të thotë të respektohet ë gjitha fetë që janë, pra të respektohet. Dhe atëherë është prekur laiciteti. Po nuk është respektuar feja, që laiciteti e ka pikë kryesore, atëherë ku është laijka pastaj. Nuk ka laike, atëherë kur nuk e respekton. Është e drejtë kushtetuese.
Jo vetëm koha e xhumasë, unë mendoj që ka ardhur koha që dita e xhumasë të jetë ditë pushim komplet. Ashtu siç respektohet dita e shtunë për çifutët, dita e diel për të krishterët. Të ulen e të diskutojnë si ta gjejnë zgjidhjen.” – tha ai.
Deklarata e tij shkaktoi menjëherë reagime në studio, të cilat mund t’i ndiqni në linkun e mëposhtëm.




