Analisti Ylli Hoxha ka vlerësuar se tri palë zgjedhjet e kanë dërrmuar opozitën në Kosovë, ndërsa dy partitë kryesore opozitare, PDK-ja dhe LDK-ja, po përballen me sfida të brendshme dhe probleme lidershipi.
“Tri pale zgjedhje e kanë dërrmu opozitën. Dy partitë kryesore janë të çrregullime kanë sfidë lidershipi”, ka theksuar ai.

Në Debat Plus, Hoxha ka thënë se PDK-ja dhe LDK-ja kanë pësuar ndryshime të mëdha në përbërjen e tyre dhe se perceptimi i përplasjes së sotme politike si vazhdim i konflikteve të viteve 2013-2014 është i gabuar.
“Perceptimi se jemi duke luftuar me LVV-në në vitet 2013-2014 është i gabueshëm. Kanë ndryshuar gjeneratat, ka ndryshuar konteksti, ka ndryshuar krejt fryma, kanë ndryshuar njerëzit dhe mendimet. Botëkuptimi se jemi duke luftuar kundër opozitës sikur në kohën kur në lojë ishin Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi është i gabuar. Deri dje, në lojë ishin Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku”, ka deklaruar Hoxha.
Ai ka theksuar se partitë opozitare duhet të afrohen në aspektin e bashkëpunimit dhe taktizimit politik, duke mos e parë këtë si dobësi, por si mundësi për të ndërtuar një alternativë të përbashkët.
Burimi: Dukagjini





