Hoxha Labinot Maliqi: GTA 6 është haram, prindërit të mos ua blejnë fëmijëve

Hoxha Labinot Maliqi: GTA 6 është haram, prindërit të mos ua blejnë fëmijëve

Hoxha Labinot Maliqi: GTA 6 është haram, prindërit të mos ua blejnë fëmijëve

Hoxha Labinot Maliqi ka reaguar lidhur me përmbajtjen e lojës së shumëpritur “GTA 6”, duke u bërë thirrje prindërve që të mos ua blejnë atë fëmijëve, ndërsa ka thënë se as të rriturit nuk duhet ta luajnë.

Sponsor 3M Express

Përmes një shkrimi në ‘Facebook’, Maliqi ka pretenduar se loja përmban dhunë brutale, vrasje, lakuriqësi, përmbajtje të turpshme, si dhe përdorim të drogës dhe alkoolit, shkruan Insajderi.

“Sipas vlerësimeve zyrtare të ESRB në ShBA dhe PEGI në Evropë, loja GTA 6 përmban dhunë brutale, vrasje, lakuriqësi, përmbajtje të turpshme dhe përdorim të drogës e alkoolit.Fakti që kjo lojë është klasifikuar për të rritur, nuk do të thotë se përmbajtja e saj është e pranueshme nga ana morale dhe fetare”, deklaroi Maliqi.

“Përgjegjësia për edukimin e fëmijëve fillon me shembullin që e japim. Jo çdo lojë elektronike është e ndaluar, por jo çdo gjë që quhet lojë është e lejuar”, përmbyll shkrimin ai.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Kolonët izraelitë sulmojnë katër fshatra palestineze në Bregun Perëndimor, digjen vetura dhe dëmtohen kamionë

Kolonët izraelitë sulmojnë katër fshatra palestineze në Bregun Perëndimor, digjen vetura dhe dëmtohen kamionë

Ngjarje madhështore në Llapushnik të Drenasit – Zbulohen bustet e Skënderbeut, Pjetër Bogdanit dhe Adem Jasharit

Ngjarje madhështore në Llapushnik të Drenasit – Zbulohen bustet e Skënderbeut, Pjetër Bogdanit dhe Adem Jasharit

Rivali politik i Netanyahut dënon sulmet e kolonëve izraelitë ndaj fshatrave palestineze në Bregun Perëndimor

Rivali politik i Netanyahut dënon sulmet e kolonëve izraelitë ndaj fshatrave palestineze në Bregun Perëndimor