Hoti kritikon qeverinë: Po mashtron publikun me shifrat e investimeve kapitale

Hoti kritikon qeverinë: Po mashtron publikun me shifrat e investimeve kapitale

Hoti kritikon qeverinë: Po mashtron publikun me shifrat e investimeve kapitale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë aktuale për, siç thotë ai, dështimin në realizimin e investimeve kapitale dhe moszbatimin e projekteve të mëdha infrastrukturore në vend.

Sponsor 3M Express

Përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook, Hoti ka vlerësuar se shifrat e larta të buxhetit të planifikuara për investime kapitale po përdoren nga qeveria vetëm për të krijuar përshtypjen e një pune të madhe, ndërsa në praktikë realizimi i projekteve mbetet shumë i ulët.

“Kjo qeveri po e mashtron veten dhe publikun me buxhet të madh të planifikuar për investime kapitale. Shifrat e larta të buxhetit po përdoren vetëm për krekosje me rastin e miratimit të buxhetit në Kuvend. Kur po vjen koha për të raportuar në Kuvend për realizimin e buxhetit, asnjë anëtar i qeverisë nuk del para deputetëve dhe qytetarëve të përgjigjet për dështimet në realizimin e projekteve”.

Sipas tij, në gjashtë vitet e fundit, realizimi i investimeve kapitale ka qenë tejet i ultë. Asnjë nga projektet e mëdha kapitale të trashëguara nga qeveritë paraprake dhe të nisura para vitit 2021 nuk është realizuar, përfshirë këtu autostradën e Gjilanit, rrugën për Pejë, rrugën për Mitrovicë, rrugën për Podujevë, rrugën Dollc-Gjakovë, rrugën Prizren-Gjakovë etj.

“As projektet e premtuar nga kjo qeveri nuk janë realizuar, përfshirë këtu: rrugën dhe tunelin Prizren-Tetovë, hekurudhën Prishtinë-Durrës, aeroportin e Gjakovës, çerdhet për fëmijë, banesat sociale, digat për akumulime dhe projekte të tjera. Kështu që, askush nuk beson më në shifrat e larta të investimeve kapitale të parapara në buxhetin e vitit 2027”, ka shkruar Hoti.

Tutje ai ka thënë se realizimi i buxhetit për investime kapitale ka mbetur i ulët edhe pse procedurat e prokurimit janë kryer në shumë raste përmes negocimit, siç dëshmohet me qindra e mijëra tenderë njëburimorë apo me negocim.

“Pasojat ekonomike dhe sociale nga mos-realizimi i projekteve kapitale po i bartim të gjithë. Kolonat e gjata nëpër rrugë në ndërtim e sipër tash e gjashtë vite po i kushtojnë secilit kohë dhe shpenzime. Mos-realizimi i investimeve kapitale e kanë lënë ekonominë e Kosovës pa qindra miliona euro në qarkullim, mjete që do të krijonin efekte zinxhirore pozitive në ekonomi”, ka shkruar ndër të tjera Hoti në Facebook. /Telegrafi/

Lexo edhe

Xhevat Prekazi me deklarata pro jugosllave dy ditë para vdekjes, çka thoshte për mediumin kroat?

Xhevat Prekazi me deklarata pro jugosllave dy ditë para vdekjes, çka thoshte për mediumin kroat?

Nxënësit edukohen për imunitetin dhe parandalimin e sëmundjeve

Nxënësit edukohen për imunitetin dhe parandalimin e sëmundjeve

Ambasada Gjermane në Kosovë shënon 37-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit

Ambasada Gjermane në Kosovë shënon 37-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit