Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për ndërprerjen e furnizimit me ujë për disa zona.

Sipas kësaj kompanie, kjo do të bëhet për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike.
“Ju njoftojmë se, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e KOSTT/KEK-ut, në zonën e Banullës dhe Konjuhit, ku ndodhet STP-ja e KRU-së, pompat aktualisht janë jashtë funksionit.”, thuhet në njoftim.
Si pasojë e kësaj ndërprerjeje, siç njofton KRU “Prishtina”, do të ketë mungesë të furnizimit me ujë për konsumatorët që furnizohen nga kjo pjesë e sistemit, përkatësisht në zonën e QMI-së, Janjevës me rrethinë, si dhe Gadimes me rrethinë.
“Për momentin, ende nuk kemi informacione lidhur me arsyen e ndërprerjes së energjisë elektrike. Sapo të kemi informacione të reja dhe të rikthehet furnizimi me energji, do t’ju njoftojmë me kohë.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv



