Ndërprerja e energjisë elektrike lë pa ujë disa zona të Prishtinës dhe Lipjanit

Ndërprerja e energjisë elektrike lë pa ujë disa zona të Prishtinës dhe Lipjanit

Ndërprerja e energjisë elektrike lë pa ujë disa zona të Prishtinës dhe Lipjanit

Konsumatorët në zonën e QMI-së, Janjevës dhe Gadimes me rrethinë do të përballen me mungesë të furnizimit me ujë, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike në zonën e Banullës dhe Konjuhit.

Sponsor 3M Express

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar se ndërprerja e energjisë elektrike ka ndikuar në funksionimin e stacionit të pompimit (STP) të kompanisë, duke bërë që pompat të dalin jashtë funksionit.

“Si pasojë e kësaj ndërprerjeje, do të ketë mungesë të furnizimit me ujë për konsumatorët që furnizohen nga kjo pjesë e sistemit, përkatësisht në zonën e QMI-së, Janjevës me rrethinë, si dhe Gadimes me rrethinë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Kompania ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka informacione lidhur me arsyen e ndërprerjes së energjisë elektrike.

“Sapo të kemi informacione të reja dhe të rikthehet furnizimi me energji, do t’ju njoftojmë me kohë”, ka njoftuar KRU “Prishtina”. /Telegrafi/

Lexo edhe

LEX | Ish-kryeprokurori i Apelit Haxhi Dërguti dënohet me një vit burgim me kusht për moslajmërim të veprave penale

LEX | Ish-kryeprokurori i Apelit Haxhi Dërguti dënohet me një vit burgim me kusht për moslajmërim të veprave penale

Komisioni për Punë të Jashtme takohet me ambasadorin hungarez, takimi i mbyllur për media

Komisioni për Punë të Jashtme takohet me ambasadorin hungarez, takimi i mbyllur për media

Lista Studentore ‘zbarkon’ nëpër manastiret e Kosovës, nuk dallojnë në deklarime me regjimin e Vuçiqit

Lista Studentore ‘zbarkon’ nëpër manastiret e Kosovës, nuk dallojnë në deklarime me regjimin e Vuçiqit

Ndërprerja e energjisë elektrike lë pa ujë disa zona të Prishtinës dhe Lipjanit | Momenti